×
  • Lajme
  • Lajme / 9 Maji

    Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 13:22

    Republika e Kosovës sot shënon 9 Majin – Ditën e Evropës, ndonëse tash e një vit është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Kuvendi i Kosovës shkruan se Kosova shënon 9 Majin, Ditën e Evropës, si dëshmi e orientimit evropian dhe synimeve strategjike.

    “Për Kosovës, anëtarësimi në BE ka domethënie shumëdimensionale, duke filluar nga vlerat evropiane deri tek stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik që BE-ja përfaqëson”, thuhet në njoftim.

    “Integrimi në BE zhvillon më tutje prosperitetin socio-ekonomik, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe avancimin e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, thuhet tutje.

    Me anëtarësim në BE, sipas Kuvendit, Kosova përfiton:

    Rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike: hapje e dyerve për në tregun e përbashkët evropian, që mund të nxis rritjen e tregtisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës.

    Treg të integruar financiar: lehtësim në integrimin në tregjet financiare evropiane, duke mundësuar qasje më të lehtë në shërbime kapitale dhe financiare.

    Prezencë më të fuqishme ndërkombëtare: fuqizimi i prezencës së Kosovës në ekonominë ndërkombëtare.

    9 maji e gjen Kosovën nën “zingjirët” e masave të BE-së

    Agjenda legjislative e Kuvendit të Kosovës mëton të përputhet me standardet e BE-së dhe adreson çështjet si:

    • korrupsionin,
    • krimin e organizuar,
    • sundimin e ligjit,
    • zhvillimin ekonomik,
    • mbrojtjen e ambientit,
    • të drejtat e njeriut, e të tjera.

    “Kuvendi i Kosovës mbikëqyrë nga afër procesin e integrimit evropian, duke u siguruar që përparimi i vendit të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe reformat e nevojshme të zbatohen për të arritur anëtarësimin”, thuhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!