×
  • Lajme
  • Lajme / Kritikë

    Hoti, Kurtit: Kur Kosova koordinohet me aleatët anëtarësohet, nuk kushtëzohet

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 12:33
    Foto nga arkivi

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth kushtëzimit nga shtetet evropiane që po i bëhet për anëtarësim në Këshill të Evropës, shkruan Reporteri.net.

    Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën. Ndërkohë, Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën pa kushte.

    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur absurd kushtëzimin e të dyja shteteve që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

    Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet më 16 dhe 17 maj.

    Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 maj në Strasburg

    Postimi i Hotit në Facebook: 

    Kur Kosova KOORDINOHET me aleatët, ANËTARËSOHET … NUK KUSHTËZOHET.

      1. Council of Europe Development Bank – qershor 2013
      2. Council of Europe Venice Commission – qershor 2014
      3. Organisation internationale de la Francophonie – nëntor 2014 (vëzhgues)
      4. South-East European Cooperation Process – maj 2015
      5. European Qualifications Framework Advisory Group – dhjetor 2015
      6. International Amateur Radio Union – dhjetor 2015
      7. Permanent Court of Arbitration – janar 2016
      8. European Federation of Journalists – janar 2016
      9. International Consumer Protection and Enforcement Network – prill 2016
      10. Association of Central and Eastern European Election Officials – shtator 2016
      11. Egmont Group of Financial Intelligence Units – shkurt 2017
      12. International Federation of Arts Councils and Culture Agencies – shkurt 2017
      13. World Customs Organization – mars 2017
      14. Bureau of International Expositions – mars 2017

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!