×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kundër vendimit që Vuçiqit t’i ndalohet hyrja në Kosovë derisa të kërkojë falje për krimet serbe

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 13:02

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Ministrisë së Jashtme, që presidentit serb, Aleksandar Vuçiq t’i ndalohet hyrja në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për krimet serbe.


    Për vendimin të cilin e bëri të ditur vetë Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, Hoti tha se nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë, ngase siç u shpreh ai këto qëndrim i përfaqëson ai e jo ministrat e caktuar, shkruan Reporteri.

    “Marrëveshjet ne i respektojmë dhe jemi pro lëvizjes së lirë po punojmë të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura me Serbinë por ndonjëherë disa çështje janë shumë të ndieshme. Çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë. Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë, unë i koordinoj çështjet me ministrat  përkatës por pastaj i koordinojmë qëndrimet”, u shpreh Hoti.

    Ndryshe, Ministrja Haradinaj dje ka thënë  se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer dhe nuk i vë para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!