×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri që u ther për vdekje në Prizren është 15-vjeçar

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 13:21

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku pas një përleshjeje mes pesë personave, ka mbetur i vdekur një i mitur.


    Policia njofton se viktima është i moshës 15-vjeçare dhe vdekja e tij ka ardhur si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë edhe personi i dyshuar për vrasjen, është i po të njëjtës moshë, 15-vjeçar.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, ka njoftuar policia.

    “Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

    Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!