×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK-ja uron Fitër Bajramin, kërkon zbatimin e rekomandimeve për mbrojtje nga coronavirusi

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 23:14

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin.


    Me këtë rast, IKSHPK shprehë mirënjohje dhe respekt për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve tona.

    “Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh. Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bënë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe të MSH, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se, sakrificën dhe kujdesin tonë për të ruajtur shëndetin e të gjithëve le ta konsiderojmë si një vlerë sublime.

    “Vetëm me kujdesin e shtuar të të gjithëve, me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët do të mund ta tejkalojmë këtë situatë.

    Lutemi që solidariteti dhe mirëqenia të mbizotërojë mes nesh, me shpresën që festimet e ardhshme të shënohen sipas traditës dhe në rrethana të tjera më të mira”, thuhet në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!