×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami në Suharekë vendos flamurin kombëtar në minare të xhamisë

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 16:39

    Imami i xhamisë së fshatit Studençan të Suharekës, për nder të 28 nëntorit, ka vendosur në minaren e xhamisë flamurin kombëtar.


    I njëjti imam, pati lëshuar edhe këngën ‘Marshi i UÇK-së’ në këtë xhami, muaj më parë në shenjë proteste ndaj ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzën Gashi, i cili pati deklaruar se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së, kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë civilë.

    Sot shënohen tri ngjarje të rëndësishme: Dita e Flamurit, datëlindja e legjendarit Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!