×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierja e infektuar me Coronavirus sillet nëpër Vushtrri për të bërë shoping, dënohet me 1 mijë euro

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 12:40

    Para një jave një infermiere nga qyteti i Vushtrrisë është konfirmuar pozitive me Covid-19. IKSHPK-ja i ka rekomanduar asaj që të qëndrojë në vetizolim shtëpiak për së paku 17 ditë deri sa të ritestohet për praninë e koronavirusit në trupin e saj.


    Por, rekomandimet e IKSHPK-së, kjo zonjë siç duket i ka thyer 7 ditë pasi është izoluar. Ajo dje, më datë 6 korrik ka dalë në qytetin e Vushtrrisë për të bërë shoping.

    E kjo është është vërejtur nga Inspektoriati i komunës së Vushtrrisë. Zonja në fjalë do të gjobitet një mijë euro nga Inspketoriati i komunës për mos-përfillje të rregullave të vetizolimit në kohë pandemie.Lajmin se kjo infermiere pozitive me Covid-19 ka dalë nga shtëpia e ka konfirmuar për Express drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti.

    “Infermierja është punëtore në emergjencën e spitalit dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19. Qe një javë është në vetizolim. Dje ka qenë në qytet, pra pas 7 ditëve.”, ka thënë Ajeti.

    “Ajo do të marrë gjobë nga Inspektorati i komunës”

    E për këtë çështje është shkruar edhe në raportin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se infermierja është takuar rreth orës 19:40, në rrugën “Ismail Qemajli”, në Vushtrri.

    Në konsultim me prokurorinë ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK.

    E nga mbrëmë, prej orës 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit është ndaluar qarkullimi për qytetarët e Vushtrrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!