×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-miss Kosova kandidate për asambliste në Prishtinë, e prezanton Vitia

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 13:53

    Zana Krasniqi, “Miss Universe Kosova” në 2008 dhe modele tash e disa vite, iu është bashkuar ekipit të Arben Vitisë në garën për Prishtinën.


    Krasniqi përmes një fotografie në rrjete sociale ka bërë të ditur se do të jetë një nga kandidatet për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në Instagram, ajo ka shkruar se do të angazhohet për mbrojtjen e ambientit, derisa, ka publikuar një fotografi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Arben Vitia po përflitet tash e një kohë si kandidat i LVV-së për Prishtinën, megjithatë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij.

    Tashmë nga ky subjekt ka disa persona që kanë shpallur kandidaturat për asamble komunale, duke publikuar fotografi me Vitinë.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Zana Krasniqi (@zanakrasniqi)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!