×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO reagon për vendimin e ZRrE’së për gjobë: Do ndjekim të gjitha rrugët ligjore

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 17:42

    Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’i dënuar me gjobë prej 11.1 milionë eurove KESCO’n dhe KEDS’in, këta të fundit e kanë kundërshtuar.

    Në reagimin e tyre, nga KESCO thonë se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore në kundërshtim të vendimit për gjobë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pa asnjë dyshim, KEDS dhe KESCO do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, me argumentet dhe dëshmitë përkatëse, me besim të patundur në sistemin e Drejtësisë së Kosovës. Shkaktimi i krizës energjetike ka ndodhur jashtë kontrollit të operatorëve, të cilët kanë vuajtur pasojat e mosveprimit me kohë të institucioneve përkatëse”, thuhet në reagim.

    Këtë gjobitje, operatori KESCO po e sheh si një tentativë të ZRrE’së për “t’i shkarkuar përgjegjësitë e mosveprimeve të vazhdueshme të tij”.

    Madje, sipas tyre, ZRrE nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundrejt krizës energjetike.

    “Edhe pse sinjalet e para të krizës energjetike janë shfaqur në korrik të vitit 2021, Zyra e Rregullatorit për Energji, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga operatorët KEDS dhe KESCO, nuk ndërmori asnjë masë për parandalimin e kësaj krize.”

    Në mbledhjen e mbajtur sot, bordi i ZRrE-së shqyrtoi edhe raportet fillestare të të KOSTT-it dhe KEK-ut, ku pas shqyrtimit, janë gjetur shkelje dhe raporti i është dërguar palëve për të ofruar komentet e tyre.

    “Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS në vlerën prej 2,7mil€”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!