×
  • Lajme
  • Lajme

    Koeficienti 105 euro, reagon sindikalisti Sefaj: Marrëzi, kjo është e papranueshme

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 10:55

    Përfaqësues i shoqatave sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka kundërshtuar ashpër koeficientin 105 euro të vendosur nga Qeveria e Kosovës për Ligjin e Pagave.

    Ai thotë se ky koeficient, është i papranueshëm.

    “Qeveria e arrogancës, veç arrogancë di të prodhoj. E tillë është edhe vlera e koeficientit. Ndoshta edhe vlerën e koeficientit e kanë llogaritur me pagën qe meritojnë ministrat dhe kabinetet, por jo edhe me profesionalizmin e sektorit publik dhe inflacionin qe e ka goditur vendin.
    Koeficienti i marrëzisë prej 105 euro është i papranueshem dhe veç marrëzi do të prodhoj”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!