×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Skenderajt ekzekuton pagesat prej 100 eurove për fëmijët e sapolindur

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 20:46

    Komuna e Skenderajt ka ekzekutuar sot pagesat e para prej 100 eurove për fëmijët e posalindur. Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka bërë të ditur se aplikimi për të marrë këtë subvencion vazhdon në çdo ditë pune.


    Në një postim në Facebook ai ka ftuar qytetarët të aplikojnë për kët subvencion.

    “Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bëra nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje. Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në mënyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin”, ka bërë të ditur Jashari.

    Jashari po ashtu tha se është i vetëdijshëm që kjo shumë duhet të jetë më e madhe, por sipas tij buxheti i limituar i komunës së Skenderajt nuk mundëson përkrahje më të madhe.

    “Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni. Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve. Uroj që të kemi sa më shumë lindje!”, ka shkruar Jashari në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!