×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen 70 metra kub drunj të kontrabanduar nga Serbia

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 10:44

    Policia e Kosovës ka konfiskuar 70 metër kub drunj të kontrabanduara, të cilat janë sjellë nga territori i Serbisë. 

    “Njësitë policore nga Policia Kufitare, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipa spolicisw, pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A.L. viti i lindjes 1985.

    Lidhur me rastin, sipas policisë, është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, ku po ashtu në vendngjarje kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së Kosovës.

    Me urdhër të prokurorit, druri konfiskohet nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin Dheu i Bardhë, ndërsa njësitë relevante policore janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!