×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimet

    Konjufca me delegatin e Vatikanit flet për plotësim-ndryshimet e Ligjit për Liritë Fetare, i thotë se Lista Serbe po e bojkoton

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 15:23

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich, përcjell Reporteri.net.

    Theksohet se në takim Konjufca shprehu vlerësimin për avancimin e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Kosovës, tashmë edhe me themelimin zyrtar të Misionit të Veçantë të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.

    “Kryetari Konjufca shprehu bindjen se raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore dhe ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete. Po ashtu, kryekuvendari shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e tij për Papa Françeskun II për mbështetjen e tij ndaj komunitetit katolik në veçanti, por edhe mbarë popullit të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

    Të dyja palët shprehën konsideratën mbi kulturën e veçantë të tolerancës dhe vëllazërisë që ekziston tek shqiptarët e të gjitha besimeve fetare.

    Kryetari Konjufca theksoi gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të miratuar plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare, të cilat tashmë janë përgatitur, por votimi i tyre është bllokuar nga bojkoti i deputetëve të Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!