×
  • Lajme
  • Shqipëria / Tabloidi britanik

    “Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur: Plazhe të mahnitshme dhe njerëz mikpritës

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 13:10

    Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vetëm në fotot e bukura që postohen në media sociale, por shpesh vendet më të vlerësuara janë të tejmbushura me turistë.

    Kështu e nis shkrimin gazetarja Emily Lefroy e “Daily Mail”.

    Një përdorues i platformës “Reddit” organizoi sondazhin: “Cili vend duhet vizituar këtë vit?” dhe zbuloi përmes përgjigjeve të komentuesve destinacionet e tyre të preferuara për të udhëtuar këtë verë, shkruan tvklan.

    Përdoruesit e këtij forumi ndanë përvojat e tyre të pushimeve në vendet më pak të njohura duke u bërë thirrje udhëtarëve t’i vizitonin ato. Shqipëria është rekomanduar si një nga perlat e fshehura që premton bukurinë e një lokacioni të famshëm në Instagram pa dyndje vizitorësh.

    Tabloidi britanik e vlerëson Shqipërinë për plazhet e bukura dhe Bjeshkët e Nemuna, të cilat janë një varg malor spektakolar në veri të vendit.

    Thekson se vendasit janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës, plazhet janë të mahnitshme dhe ushqimi është një ndërthurje e shijeve greke, turke dhe italiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!