×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, krahas SHBA-së, u vendos sanksione 4 zyrtarëve të lartë të Kinës

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 19:42

    Qeveria e Republikës së Kosovës, i është bashkuar sanksioneve të SHBA-ve, Kanadasë dhe BE-së kundër katër zyrtarëve të lartë të shtetit kinez të cilët dyshohen si bashkëfajtorë në shkeljen e të drejtave dhe persekutimin e minoritetit mysliman të Uijgurëve në rajonin Xinjang.


    Këto sanksione filluan nga Washington-i dhe shumë shpejt të gjitha qendrat e mëdha gjeopolitike iu bashkuan, ndërkohë që Kosova është shteti i parë i vogël që i bashkangjitet sanksioneve kundër Kinës.

    Këto sanksione nënkuptojnë se personat që janë subjekt i tyre, nuk mund të udhëtojnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mund të kryejnë transaksione me kompani me bazë në Kosovë dhe çdo pasuri që mund të kenë në këtë territor u ngrihet.

    “Sugjerimi bazohet në pjesëmarrjen e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të minoriteteve etnike dhe religjioze në Xinjiang, duke përfshirë: ndalime arbritare masive dhe abuzimeve të rënda fizike kundër ujgurëve, popullsive kryesisht myslimane në Xinjiang si dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në këtë rajon”- ka thënë Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla në mbledhjen e qeverisë gjatë shpalljes së sanksioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!