×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt aksionet e shtetit të Kosovës për vendosjen e rendit e ligjit në veri të vendit

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 19:04

    Të hënën e kësaj jave, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti urdhëroi dërgimin e policisë speciale në veri të vendit për zbatimin e ndalimit të hyrjes me targa serbe në territor të Kosovës. Aksioni që nisi dje herët në mëngjes, po vazhdon ende, ndërsa ndaj prezencës së Policisë në atë pjesë po protestohet. Edhe kalimet kufitare në veri të vendit janë bllokuar nga protestuesit, të cilët kanë qëndruar gjatë natës në vendet ku bllokuan rrugët.


    Intervenime në veri me anë të policisë ka pasur edhe më herët.

    Në fakt, intervenim i parë në pjesën veriore të Kosovës u bë në korrik të vitit 2011. Atëbotë kryeministri Hashim Thaçi urdhëroi intervenimin e njësive speciale me synim rikthimin e sovranitetit të vendit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    E intervenimi për të kontrolluar pjesën veriore, që ishte larg duarve të shtetit që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, u përcollë me kundërshtime masive nga serbët lokal.

    Madje, përplasja ndërmjet njësive speciale e serbëve të armatosur rezultoi me një të vrarë, shkruan Reporteri.net.

    Enver Zymberi, tash hero i Kosovës, ishte polici që ra në krye të detyrës gjatë përpjekjes për të rikthyer sundimin e ligjit në veri.

    Ndërhyrje në veri përfundoi shpejtë, megjithatë më vonë marrëveshjet në Bruksel në kuadër të dialogut instaluan doganierët dhe policët e Kosovës si dhe zyrtarisht shuan në pjesën veriore të shtetit.

    Por tensionet në veri nuk është se ndaluan.

    Në vitin 2017, përsëri u pa e nevojshme intervenimi i njësiteve elitare të policisë në veri të vendit.

    Kjo pasi një tren i nisur nga Beogradi, i quajtur ‘treni rus’ si referencë për shtetit nga ku ishte dërguar e që mbante mbishkrime provukese si ‘Kosova është Serbi’, u ndal në kufi nga policët më të përgatitur të vendit.

    Trenit iu ndal rruga në gjysmë ende pa arritur në distenacion. Megjithatë, policët intervenuan edhe në disa raste të tjëra.

    Në vitin 2018, policia e njësisë speciale u detyrua të intervenojë përsëri për të arrestuar një politikan serb.

    Marko Gjuriq, ish-drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, u përballë më forcën e policisë speciale duke përfunduar në pranga pasi hyri në Kosovë pa leje paraparake nga autoritetet e vendit.

    Madje ai u tërhoq ‘zvarrë’ deri në Prishtinë ku u prit me britma nga shumë qytetarë kosovarë, shkruan Reporteri.net.

    Policia intervenoi edhe disa herë të tjera përfshirë tentimin për arrestimin e Milan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili nga Prokuroria Speciale e Kosovës dyshohet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, shkruan Reporteri.net.

    Së fundmi, njësitet e policisë elitare intervenuan në veri për të zbatuar vendimin e qeverisë që ndalon hyrjen e veturave nga Serbia me targa serbe.

    Kjo masë erdhi si reciprocitet ndaj Serbisë që u jep veturave me targa RKS tabela provuese gjatë udhëtimit nëpër shtetit fqinjë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!