×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri holandez letër Kurtit: E mbështesim me gjithë zemër Kosovën

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 13:10

    Holanda, njëra nga shtetet skeptike të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën me anë të një letre urimi të kryeministrit të këtij vendi për homologun e tij kosovar ka thënë se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër, njofton ZKM.


    Në letrën e tij kryeministri Mark Rutte e ka uruar Kurti duke i thënë se ka marrë mandat të fortë dhe se shteti i tij është i përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

    “Kryeminstri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit. Për këtë thotë ai, ju si kryeministër e keni marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore të Kosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian. Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte” , thuhet në urimin e kryeministrit Rutte.

    Komunikata e plotë:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij holanez, Mark Rutte. Në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrat e rëndësishme që e presin.

    Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19, thuhet në letër. Kryeministri Rutte shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19. Ngjashëm i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës Holanda edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.

    Kryeminstri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit. Për këtë thotë ai, ju si kryeministër e keni marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore të Kosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian. Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!