×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti do të deklarohet për media pas takimit në Ohër

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 10:00

    Zona ku janë mbledhur delegacionet e qeveritare të Kosovës e Serbisë, si dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për takimin në Ohër, është shtrënguar nën masa të forta të sigurisë.

    Nga hyrje-daljet e zonës ku janë vendosur delegacionet dhe ku pritet takimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, janë duke u kryer kontrolle të rrepta nga ana e policisë.

    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të flasë para mediave, pas takimit, por pa specifikuar nëse e kishte fjalën pas takimit me ndërmjetësuesit evropian apo pas atij trilateral me Borrell e Vuçiq.

    Sidoqoftë, kryeministri Kurti fillimisht në orën 10:30 është paraparë të takohet me Borrellin e Lajçakun, e më pas do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak.

    Ndërkohë, mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!