×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtohet “Beteja e Çabratit” ku u rrëmbyen e zhdukën 43 qytetarë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 19:49

    Janë bërë 20 vjet nga “Beteja e Çabratit”, ku për nder të saj për 3 ditë me radhë janë duke u mbajtur aktivitete të shumta. Në këtë betejë, e cila u zhvillua më 7,8, dhe 9 maj janë vrarë 48 persona, prej tyre 41 civilë. Pos tyre, janë rrëmbyer dhe zhdukur edhe 43 qytetarë të kësaj lagjeje.


    Për 20 vjet rresht kjo nënë nuk i ndali lotët për të birin e saj, i cili u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Fate Maxhuni tregon që djali ishte 25 vjeç kur ishte vrarë, ndërsa thotë që është krenare me të birin.

    i saj, Refiku kishte luftuar në Betejën e Çabratit në Gjakovë, e cila zgjati 3 ditë.

    Në këtë vend, edhe Sebahate Luzhës iu vra vëllai dhe 3 kushërinj, raporton ktv.

    Sebahatja thotë që gruaja e vëllait ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të katërt kur morën lajmin se Gëzimi ishte vrarë.

    Për tri ditë me radhë janë duke u mbajtur aktivitete të shumta në shënimin e “Epopesë së Çabratit”.

    Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!