×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bisedon në telefon me presidentin e KE-së, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 16:47

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.


    Presidenti Michel e uroi kryeministrin Kurti për fitoren impresive në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe për marrjen e detyrës së kreut të qeverisë.

    Në prag të vizitës së kryeministrit Kurti në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian Michel i shprehu mirëseardhje në kryeqendrën e Bashkimit Evropian.

    Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Michel për prioritetet e qeverisë, e që mbizotërohen nga menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi sa më i shpejtë i dozave të reja të vaksinave.

    Këtu, ai e falënderoi presidentin Michel për mbështetjen e BE-së në sigurimin e dozave të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX.

    Kryeministri Kurti nënvizoi synimet e qeverisë në investime të reja që ofrojnë vende të reja të punës dhe reformat në drejtësi, si pjesë e luftës kundër korrupsionit.

    Në fund të takimit, kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e qeverisë për një dialog të përgatitur mirë ndërmjet Kosovës e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!