×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Derisa Serbia refuzon të përballet me të kaluarën, tregon se s’është e interesuar për dialog dhe marrëveshje

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 22:49

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për aq kohë sa Serbia refuzon të përballet me të kaluarën, tregon se s’është e interesuar për dialog dhe marrëveshje.


    Këtë deklaratë shefi i Qeverisë e bëri përmes një cicërime në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

    Ai tutje shtoi se përderisa Serbia vazhdon në këtë mënyrë, tregon se ajo nuk është e interesuar as për paqe dhe pajtim mes dy vendeve tona.

    “Për sa kohë që Serbia refuzon të përballet me të kaluarën dhe të bie dakord për mos-agresion, kjo tregon se nuk është e interesuar për dialog dhe marrëveshje, as për paqe dhe pajtim midis vendeve tona”, shkroi Kurti gjersa publikoi një fotografi ku shihet një marrëveshje e paqes me 6 nene që kryeministri ia paraqiti Vuçiqit sot në Bruksel.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!