×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kritikon rininë kosovare: Kanë dëshirë të rrinë në Prishtinë, po ia zbehin vlerën jetës në fshat

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 19:09

    Lideri i VV-së, Albin Kurti njihet si kritik opozitar i thuajse çdo vendimi që merret nga partitë qeverisëse përgjatë viteve në vend.


    Së fundi, ai po i akuzon kundërshtarët e tij se kanë lënë shembull të keq tek rinia, duke u dhënë prirje që të jetojnë më shumë në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.

    Kështu tha sot ish-kryeministiri i vendit gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilën ai e drejton.

    Sipas Kurtit, rinia e Kosovës ia ka zbehur vlerën jetës në fshat e qytete të tjera dhe është përforcuar nga shembuj të kqinj, të cilët fokusohen më shumë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

    “Ekziston një prirje, sidomos te të rinjtë për t’ia zbehur vlerën jetës në fshat e në qytetet e tjera, e përforcuar prej shembujve të kqinj të partive të tjera, apo edhe nga spektakli mediatik që fokusohet në masë të madhe në kryeqytet.”, tha Kurti, përcjell Gazeta Metro.

    Këtë deklaratë, kryetari i VV’së e bëri teksa po fliste për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, duke thënë se qeverisja e mirë fillon nga qendrat më të vogla.

    Ndryshe, Albin Kurti ka shërbyer për rreth 50 ditë si kryeministër i Republikës së Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar atë nga detyra e tij më 25 mars të këtij vit, më 82 vota kundër, pas rreth 50 ditë qeverisje.

    Që atëherë, Kurti thuajse në secilën paraqitje të tij ka kërkuar qe vendi të shkojë në zgjedhje, nën pretendimet se VV i ka mbi 50 përqind të votave të qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!