×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Ferizaj: Në këtë betejë duhet të jemi bashkë, koronavirusi nuk na dallon se cilës parti i përkasim

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 12:17

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitave të tij nëpër komuna ka qëndruar sot në Ferizaj, ku është takuar me kryetarin e komunës, Agim Aliu.


    Aliu ka thënë se në luftën kundër koronavirusit duhet të bëhen bashkë niveli qendror dhe lokal. Ai ka thënë se Komuna e Ferizaj vazhdon të jetë rajoni me më së paku të infektuar, e kjo në sajë të masave që janë ndërmarrë, shkruan Reporteri.net.

    “Më lejoni të falënderoj kryeministrin dhe ministrat që sot janë në Ferizaj. Për të qenë përballje e suksesshme duhet bashkëpunimi qendror dhe lokal dhe ne konfirmuam se këtë do ta bëjmë. Regjioni i Ferizajt është sot regjioni me më së paku me të infektuar, por kjo duhet të na mobilizojë edhe shumë në përballjen me coronavirusin”, u shpreh Aliu.

    Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria në detyrë po viziton komunat pa dallim partie e etnie, sepse në luftën kudër koronavirusit të gjithë duhet të jemi bashkë.

    “Ne po vijmë nga Lipjani ku u takua me kryetarin Ahmeti. Falënderojmë kryetarin për angazhimin e tij në këtë luftë të përbashkët. Masat që janë ndërmarrë kanë ndikuar që numri i të infektuarve të jetë i ulët, prandaj ato duhet të vazhdohen. Qeveria në detyrë ka aprovuar një masë shumë të rëndësishme në formën e pakos fiskale ku kujdesemi për ata që janë të varfër punojnë, por kujdesemi edhe për bizneset për pagesat e tyre qofshin ato për qira, kredi e paga të punëtorëve. Në kuadër të masave kemi paraparë ndihmën edhe për komunat. Në javët e muajit prill duhet të përqendrohemi maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. Siç kemi qenë shembull duhet të vazhdojmë të jemi. Ne po i vizitojmë komunat pa dallim partie e etnue sepse jemi bashkë në këtë betejë. Siç nuk po na dallon virusi nuk do të duhej  as ne te dalloheshim”, u shpreh Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!