×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti njofton aderimin e ri: Lulzim Dragidella do të sjell dije në VV

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 16:11

    Lulzim Dragidella, doktor shkence në tri fusha i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.


    Lajmin e ka konfirmuar vet kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Dragidella sjell dije dhe përvojë të jashtëzakonshme në Lëvizje, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Kurtit:

    Lulzim Dragidella na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka studiuar fillimisht në drejtimin e pedagogjisë dhe punës sociale dhe tani mban titullin Doktor Shkence në tri fusha: për shkencat arsimore në Universitetin Alanus, Bonn, si Doktor i Shkencave Arsimore; për të drejtat e njeriut në Universitetin Wraclawski, Breslau, si Doktor i Shkencave Sociale; dhe, për sociologji në Universitetin e Komenskit në Pressburg, Bratisllavë, si Doktor i Filozofisë.

    Lulzimi ka përfunduar edhe specializime për këto fusha në Wismar, Heidenheim dhe disa vende të tjera të Gjermanisë ku edhe ka zhvilluar një përvojë akademike si në kërkime e publikime shkencore ashtu edhe në mësimdhënie në nivelin Universitar.

    Prof. Dr. Lulzim Dragidella sjell dije dhe përvojë të jashtëzakonshme në Lëvizjen tonë që për synim ka t’i kthejë në Kosovë profesionistët e rinj për të kontribuar në sferat me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit. Mundësia është për ta dhe me ata, për të gjitha ndryshimet që i duam e na duhen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!