×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pranon thirrje telefonike nga tre senatorë amerikanë, Qeveria jep detajet

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 23:10

    Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë tjetër të përbashkët telefonike me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

    Siç njofton ZKM-ja, Kurti ka folur me senatorët për zhvillimet e fundit në veri me ç’rast ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve janë njohur ndërkombëtarisht, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Biseduan për situatën në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës. Kryeministri theksoi se kishim një proces zgjedhor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të mund të punojnë në vendet e tyre të punës”, bën të ditur komunikata.

    “Përshkallëzimit të situatës të hënën, ku u sulmua Policia e Kosovës, u lënduan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ka kontribuar turma e dhunshme. Njerëz të armatosur e të dhunshëm, pjesëtarë të grupeve kriminale të dirigjuar nga Serbia, të cilët kanë interes pikërisht destabilizimin”, thuhet tutje.

    Tutje thuhet se kryeministri Kurti i ka siguruar senatorët se është plotësisht i angazhuar në qetësim të situatës dhe në zbatim të marrëveshjes.

    Kryeministri Kurti njoftoi më herët edhe për një tjetër thirrje telefonike që ka pranuar nga Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në administratën e Biden, Jonathan Finer.

    Kurti tha se u zotua se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i depërshkallëzuar tensionet në veri të vendit derisa konfirmoi se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

    Tutje, Kurti tha se tensionet ulen kur të përfundojnë veprimet e dhunshme nga banda të caktuara serbe deri në zgjedhje të reja.

    “Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai. /Reporteri.net/.

    Kurti thotë se mori një telefonatë nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!