×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se mori një telefonatë nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 22:40

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në administratën e Biden, Jonathan Finer.

    Kurti tha se u zotua se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i depërshkallëzuar tensionet në veri të vendit derisa konfirmoi se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

    Tutje, Kurti tha se tensionet ulen kur të përfundojnë veprimet e dhunshme nga banda të caktuara serbe deri në zgjedhje të reja.

    “Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai.

    Nevoja për zgjedhje i është theksuar të enjten edhe presidentes së shtetit, Vjosa Osmanit, e cila tha se Kosova është e gatshme ta shqyrtojë si mundësi.

    Në takim me Shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, presidentin francez Emanuel Macron si dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Osmanit iu bë e ditur se shtetet e BE-së kërkojnë zgjedhje të reja në komunat në veri.

    Siç njoftoi Borrell, karshi kësaj kërkese, BE kërkon edhe që serbët të kthehen në institucione si dhe të formohet Asociacioni.

    “Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha Borrell. /Reporteri.net/.

    Borrell liston tri kërkesat e qarta të BE-së për situatën në veri: Po s’u plotësuan, do të ketë pasoja të rënda

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!