×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia kap dy shoferë në Istog duke bërë gara të shpejtësisë, i gjobitë me nga 500 euro dhe ua merr lejën për një vit

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 14:17

    Policia në Istog gjatë patrullimeve ka hasur dy kundërvajtës të cilit po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Lidhur me këtë, policia ka gjobitur dy shoferët me nga 500 euro, pesë pikë negative si dhe 12 muaj masë mbrojtëse.

    Njoftimi:

    Stacioni Policor nё Istog, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 29.04.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur dy kundёrvajtёs tё cilёt ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё brenda vendbanimit nё Istog.

    Pёr kundёrvajtёsin (1) ёshtё shqiptuar fletgjoba:

    · 500 euro
    · 5 pikё negative
    · 12 muaj masё mbrojtёse.

    Pёr kundёrvajtёsin (2) ёshtё shqiptuar fletgjoba:

    · 500 euro
    · 5 pikё negative
    · 12 muaj masё mbrojtёse.

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

    Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!