×
  • Lajme
  • Lajme / Biseda me kancelarin gjerman

    Kurti telefonon Scholzin, i kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 13:19

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një postim në platformën “X”, kryeministri Kurti ka ka treguar se e ka falënderuar Scholz për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës.

    Poashtu, kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga ai që Gjermani të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

    Kryeministri po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

    “Në një telefonatë me kancerlarin Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermani do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “X”.

    Çka përfiton Kosova pas anëtarësimit në Këshill të Evropës?

    Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës kanë nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një traktat i krijuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

    Çdo vend që i bashkohet Këshillit të Evropës pranon t’i nënshtrohet mekanizmave të pavarur monitorues që vlerësojnë përputhjen e atij shteti me të drejtat e njeriut dhe praktikat demokratike. Me t’u bërë pjesë e KiE-së, edhe Kosova, pas nënshkrimit të këtij traktati, do të ndihmohet në luftimin e këtyre kauzave, shkruan Reporteri.net.

    KiE promovon të drejtat e njeriut përmes konventave ndërkombëtare, si Konventa për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe Konventa për Krimin Kibernetik. Si e tillë, KiE monitoron progresin e shteteve anëtare në këto fusha dhe bën rekomandime përmes organeve të pavarura monitoruese të ekspertëve.

    Për më tepër, Këshilli i Evropës u ndihmon shteteve anëtare edhe në luftim të korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme gjyqësore. Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, korrupsioni qeveritar ishte një prej kritikave bazë që iu dha Kosovës, dhe të njëjtit shtruan nevojën për luftimin e tij.

    Me aspiratat e Republikës së Kosovës drejt strukturave evropiane, pranimi në Këshillin e Evropës është një hap domethënës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Asnjë shtet nuk mund të pranohet në BE, pa u pranuar në KiE fillimisht./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!