×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Thaçin në orën 15:00, thotë se nuk do t’ia zgjasë dorën

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 14:17

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net. 


    Kurti ka thënë se takimi do të zhvillohet sot në orën 15:00, derisa ka deklaruar se nuk do t’ia zgjasë dorën, presidentit e kjo si masë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

    “Po do të ketë takim sot. Unë kam deklaruar para tri ditëve që të premten pasdite do të mund të takohemi, pra do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh”, ka thënë Kurti.

    Takimin e ka konfirmuar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

    Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentit.

    Pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Thaçi e Kurti janë takuar vetëm njëherë, më 6 janar për t’u marrë vesh për mandatarin e Qeverisë.

    Takimi nuk kishte zgjatur më shumë se 4 minuta. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!