×
  • Lajme
  • Lajme / Ndalimi i festivalit

    Kurti thotë se me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, Serbia në vend të artistëve iu dha fjalën huliganëve

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 10:16

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, duke thënë se me ndalimin e festivalit Serbia në vend të artistëve iu dha fjalën huliganëve, përcjell Reporteri.net.

    Në një postim në rrjetin social X Kurti ka shkruar se Serbia ka ndaluar një festival që është nismë e bashkimit Evropian.

    “Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia ndaloi të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, festivalin e ‘Mirëdita, dobar dan’”, ka shkruar Kurti.

    Sipas tij festivali është rrëmbyer nga udhëheqësit e Serbisë.

    Organizatorët e “Mirëdita, Dobar Dan”: Shteti serb mbajti anën e huliganëve, shkeli lirinë e shprehjes dhe atë të tubimit

    “Festivali kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga zëvendëskryeministrit i Serbisë Aleksandar Vulin dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.

    “Për fat të keq, Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka tutje Kurti.

    Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd. Organizatorët e ngjarjes thanë se shteti u rreshtua përkrah huliganëve, duke iu referuar djathtistëve dhe grupeve të tifozëve, që protestuan para vendit ku planifikohej të mbahej festivali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!