×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti zotohet se do të bënte Qeveri me 15 ministri

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 17:40

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka nënshkruar shtatë “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, deklaratë e organizatës “Demokracia Plus”, duke u zotuar për qeveri me maksimum 15 ministri, nëse ai merr pushtetin.


    Dje “Demokracia Plus” u ka dërguar një deklaratë të gjithë kandidatëve për kryeministër, duke u kërkuar zvogëlim të numrit të ministrive, transparencë më të madhe e depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve.

    Kjo organizatë sot ka bërë të ditur se Kurti ka nënshkruar deklaratën, teksa ka përsëritur ftesën që një gjë të tillë të bëjnë edhe kandidatët tjerë.

    Sidoqoftë mbrëmë në T7 Kurti tha se kur po bisedonte për koalicion me LDK-në, e kishte vendosur kusht që Qeveria e tij t’i kishte vetëm 12 ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!