×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Nuk ka kthim prapa, Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtar

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 11:48

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po diskutohet lidhur me gjendjen në veri të vendit, ka thënë se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtar. 

    Ajo ka thënë se si deputetë kishin dhënë betim që me nder dhe përkushtim do të përfaqësojnë popullin sidomos kur shteti gjendet në një situatë të tillë, prandaj sipas saj, të gjithë deputete duhet ti qëndrojnë besnik këtij betimi.

    “Duhet të deklaroheni a jeni kundër vendosjes së flamurit në tërë republikën pa dallim, a jeni kundër përfaqësimit institucional dhe rendit të ligjit pa dallim, a duhet të vihej në diskutim funksionimi i rendit dhe ligjit dhe ushtrimi i detyrave kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur, duhet folur se cilat parime në Kushtetutën e Republikës u shkelen, nëse mendoni se u shkelen, nëse jo atëherë si mund të jetë e ardhmja jonë pa zbatimin e drejtë të Kushtetutës:, tha Kusari-Lila.

    Sipas saj, kur deputetët të kenë përgjigja të sinqerta dhe pa kalkulime politike atëherë mund të bëjnë kritika.

    “Kur të kemi përgjigje të sinqerta dhe pa kalkulime politike mbi këto pyetje mund të vazhdojmë të bëjmë kritika”, tha ajo.

    “Keni përmendur pafund rrezikimin e partneriteteve strategjike me vendet që e ndihmuan Kosovën të bëhet kjo që është sot, kur shtrohet pyetja e rendit, ligjit dhe zbatimit të kushtetute jemi në të njëjtën linjë me të gjithë partnerët strategjik, asnjë dallim nuk e kemi me parimet, vlerat standardet që duhet zbatuar sikur shtete anëtare, jemi në të njëjtën linjë me vlerat amerikane”, tha Kusari-Lila.

    Ajo tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç bashkëpunimin me SHBA-të, dhe aleatët e tjerë.

    “Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç bashkëpunimit dhe bashrendimit të veprimeve të saja me SHBA dhe aleatët tjerë por në këtë proces kemi përgjegjësitë tonë si përfaqësues të popullit , kjo sfidë nuk duhet të na ndajë por duhet të na bashkojë”, ka thënë ajo.

    “Nuk ka kthim prapa as në veri e as në jug, Kosova po ecën përpara me miqtë e saj dhe vlerat të cilat populli ynë gjithmonë i përqafoj dhe i mbajti si të vetat”, tha Kusari-Lila.

    Ajo ka thënë se serb ka si në veri ashtu edhe në jug, por dallimi mes tyre është politika e keqe e zbatuar.

    “Serb ka në veri por serb ka edhe në jug, çfarë i dallon ata mes vete, përgjigja është asgjë përveç politikës së keqe e cila u zbatua ndaj tyre në vazhdimësi. Veriu i Kosovës u përdor si poligon i manovrave të ulëta politike të Serbisë në dëm të komunitetit serb në Kosovë dhe aftësi e politikanëve dilitant e profiter të cilët jashtë ligjshmërinë e veriut e shfrytëzuan për përfitime të ulëta”, tha Kusari-Lila.

    Sipas saj, edhe ambasadat ishin përdorur për projektin e shkëmbimit territorial.

    “Fatkeqësisht edhe ambasadat e tona edhe ambasadat e tyre në rajon u përpoqën dhe u përdoren për projektin e shkëmbimit territorial dhe ajo përveçse një ide e rrezikshme ishte ide e cila kryekëput e shkelte kushtetutën e vendit, betimin e deputetit dhe tërë ligjet e rregulloret të cilat i ka miratuar ky kuvend”, ka thënë Kusari-Lila.

    Si shtet dhe demokraci e re i kemi të dëshmuara gabimet e bërë nga pararendësit, por çka ka mbetur për ne janë mësimet dhe vigjilenca, kurrë nuk duhet të stepemi mbrapa për detyrat dhe përgjegjësitë që kemi marrë. Këtu në Kosovë është arritur të ndalet projekti i shkëmbimit territorital, këtu në Kosovë në masë spektri nuk e mbështeti idenë, pasojat e të cilës i vuanim shumë gjatë, prandaj duhet të ndalemi dhe të mendojë se si e duam vendin tonë”, ka thënë ajo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!