×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë në Qeverinë Kurti 2

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 18:25

    Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve, ka prezantuar edhe emrat e ministrave të kabinetit të tij. Në mesin e emrave të ministrave të rinj, bie në sy një emër i panjohur për politikën. Bëhet fjalë, për Artane Rizvanollin, ministre e Ekonomisë.


    Por kush është Artane Rizvanolli? Ajo është doktor shkence në fushën e ekonomisë, dhe ligjëruese në Kolegjin Riinvest, që nga viti 2007, shkruan Reporteri.net.

    Pas përfundimit të studimeve bazike në Ekonomiks në Universitetin e Prishtinës, Rizvanolli, ajo ka vazhduar studimet Master në Ekonomiks për analizë biznesi në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në vitin 2012 ajo ka doktoruar në fushën e Ekonomiksit në Universitetin Staffordshire me hulumtimin e fokusuar në lidhjen në mes kapitalit njerëzor dhe investimeve të huaja direkte në ekonomitë evropiane në tranzicion.

    Pas angazhimit gjashtëvjeçar si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo e ka vazhduar punën e saj si hulumtuese dhe këshilltare për analiza dhe politika ekonomike në kuadër të organizatave të ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare në fushat si punësimi, zhvillimi i sektorit privat, efektet e diasporës në ekonomi, financat publike, etj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!