×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 15-vjeçari që mbeti i vdekur gjatë një përleshje në mes të miturve në Prizren

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 15:10

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, ku ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar.


    Disa të mitur, nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë, “Luciono Motroni” janë përleshur në mes vete, ku njëri nga ta ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra nga thika.

    Mësohet se viktima është Lirim Buduri, nxënës i klasës së 11-të.

    “Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i hetimeve në Prizren”, ka njoftuar Policia.

    Kujtojmë që në lidhje me rastin, banorët e lagjes dhe drejtorët e shkollave kanë organizuar protestë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!