×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që ia mori jetën dhe e dogji trupin e të riut nga Ferizaj, kishte bërë edhe një paralajmërim

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 11:35

    Shkodran Bytyqi është gjetur i vrarë në dalje të Ferizajit pak ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur. Shoku i tij, Trimor Lalinovci është personi i dyshuar për vrasjen e tij.


    Indeksonline mëson se një borxh i disa muajve ka qenë arsyeja që Lalinovcin e ka shtyer ta vrasë Shkodranin, babain e dy fëmijëve.

    Raportet e tyre kanë qenë të mira, deri në momentin kur borxhi ka prishur hesapet mes vete dhe ka shtyer të riun nga Ferizaji ta kryej aktin më të rëndë.

    Dyshohet se Lalinovci e ka ftuar për diskutim Bytyqin, por që më pas e ka vrarë. Trupin e vrarë të tij, më pas e ka djegur.

    Jozyrtarisht mësohet se Trimor Lallinovci e ka pranuar në deklaratën e parë të tij pas arrestimin krimin e bërë.

    Trimori gjatë këtyre ditëve kritike kishte dhënë një paralajmërim të paqartë në profilin e tij në Facebook.

    “Ne fund te nje stuhie na mbeten jo fjalet e armiqve por heshtja e atyre qe deri dje i menduam miq e vllezer” kishte shkruar ai javën e kaluar në Facebook.

    Shkodran Bytyqi, ka qenë ekonomist me profesion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!