×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Hajde 110 deputetë të shkojmë në veri – deputeti i VV-së ia kthen: Hajde tregona rrugën deri te shpija e Radojciqit

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 17:28

    Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për gjendje në veri, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të bëhen bashkë dhe të shkojnë në veri të Kosovës.

    Mirëpo kësaj thirrjeje i është përgjigjur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, duke e pyetur Lekajn se do të t’ua tregojë rrugën deri te shtëpia e Radojiçqit dhe Veselinoviqit.

    “Është paska qesharake të trajtohet kështu, por me kënaqësi do të shkonim nëse na kishte treguar rrugën deri te shtëpia e Radojiçiqit dhe Veselinoviqit, është diskutuar që keni shkuar më herët, pasi kanë shkuar edhe tjerët, shkojmë bashkë me juve”, ka thënë Bajrami.

    Këtë replikë nuk e ka pranuar mirë deputeti Lekaj i cili i nervozuar i është kundërpërgjigjur Bajramit.

    “Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant, falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij, sot e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!