×
  • Lajme
  • Lajme / Pjesa e dytë

    MASHTI: Shkaku i përdorimit të telefonave, disa nxënës janë larguar nga Testi i Arritshmërisë

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 16:40

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë i cili u mbajt sot, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi, MASHTI bën me dije se shkaku i përdorimit të telefonave, edhe kësaj radhe janë larguar nga testi disa nxënës.

    Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës”, thuhet në njoftim.

    Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

    Në pjesën e parë nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi, ndërsa sot është organizuar pjesa e dytë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

    Rezultatet e testit do të publikohen më 8 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!