×
  • Lajme
  • Lajme

    Me ndihmën e qytetarëve, Policia arreston kosovarin që merrej me shitblerje të drogës

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 11:09

    Pas publikimit të fotografisë së Valdet Berishës nga Peja, i cili kërkohej për veprën penale, “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e tij.


    “Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 25.10.2020, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë.

    I dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

    “Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

    Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

    Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!