×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi-Albin Kurtit: “Për Zveçan e Zubin Potok ty nuk t’i vetë letrat njeri i lemë”

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 13:40

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se edhe nëse Komunat veriore shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet nuk mund t’i bëj në Zveçan e Zubin Potok, pasi siç i tha Krasniqi Kurtit, ”për Zveçan e për Zubin Potok ty s’ti vetë letrat njeri i lem”, njofton gazeta online Reporteri.net.

    “Qysh ndihesh që je shqiptari i parë që ke përgjegjësi institucionale, e që të penalizon Amerika publikisht, thotë ‘nuk guxon me ardhë në Washington’. Qysh ndihesh që je kryeministri i Kosovës që është çliru, është bërë shtet, është zhvillu, vetëm dhe para gjithash, me Amerikën, që ta përjashtojnë ushtrinë, që prap, Amerika,  të ka ndihmu e të ka leju me e bo, prej stërvitjes më të madhe ushtarake”, tha Krasniqi në foltoren e Kuvendit.

    Tutje i pari i PDK-së e pyeti Kurtin nëse do të tërhiqet.

    “Dhe mbi të gjitha, pse nuk tregon nëse ke mu tërheq apo nuk ki me u tërheq? A ke me u tërheq, për shkak se dole nga takimi me Borrellin dhe paralajmërove zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë po të tregoj diçka: zgjedhje të jashtëzakonshme mundesh me shpresu me mbajt, por për dy komuna as nuk guxon e as nuk ke të drejtë e as nuk mundesh me fol. Këtë dije, për Zveçan e për Zubin Potok ty s’ti vetë letrat njeri i lem”, deklaroi Krasniqi.

    Krasniqi i bëri ftesë Kurtit që bashkë të shkojnë në veri dhe t’i dërgojnë kryetarët në objektet komunale, duke e pyetur se “pse po i shtin ata me zor me shku atje me rreziku jetën e vet”.

    “A po i len fjalët, çu shkojmë në veri, mos u lidhë mas Izmirit e Ilirit e Erdenit, hajde çu shkojmë në veri, kryeministër je, priju njerëzve, pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet, hajde ti rrezikoje i pari, unë pas teje i dyti. Çu sot, pasdite, mbramje, nesër, pasnesër, kur të duash, hajde shkojmë ne veri, hyjmë në Leposaviq na, nuk  e lojmë vetë atë, shkojmë e marrim Izmirin në Çabër edhe e çojmë në Zubin Potok, shkojmë e marrim në Kelmend Ilirin edhe e çojmë në Zveçan, ama ngom, po e marrim Erdenin, po e çojmë në veri“, tha Krasniqi.

    “Ky ka mu tërheq qysh u tërheq gjithë, qysh është tërheq edhe për targa vitin e kaluar, ama Kosova ka me i vuajt pasojat, sepse këta e kanë paralajmëruar protestën, edhe ky edhe Vjosa Osmani, por neve ka me na mbet fatura me e pagu si qytetarë”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!