×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari ish-zv. Kryetar i Preshevës flet për takimet me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin turk Erdogan

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 20:05

    Bashkatdhetari Xhelal Memeti është ndër shqiptarët e shumtë në Zvicër i cili asnjëherë nuk u ndal duke investuar dhe vazhdon të investojë edhe me projekte të reja në vendlindje, duke hapur vende të reja të punës dhe me këtë duke ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.


    Dashurinë për vendlindje e dëshmoj në vitin 2016, kur la jetën dhe bizneset në Zvicër dhe vendosi që të kthehet në Preshevë, vendim që nuk është aspak lehtë ta marrësh pas 30 vitesh qëndrimi atje.

    Teksa tregon për atë kohë, i kujtohet sa sfidues ka qenë ai vendim, ai përjetoj dështime e sfida, por ai asnjëherë nuk u pendua për këtë vendim.

    Gjatë kësaj periudhe ai vendosi të kyçet në politikë me qëllimin që të ofrojë mbështetje, të krijojë bashkëpunime në mes të shteteve fqinjë, kështu për të kontribuar në të mirën e vendlindjes së tij.

    Gjatë mandatit të tij si zv. Kryetar i Preshevës ai takua aso kohë edhe me Kryeministrin aktual Albin Kurti dhe Presidentin Erdogan!

    Ai u fokusua prap tek bizneset e tij në Zvicër të cilat i zhvillon me shumë suksese ndër vite por ambiciet e tij nuk kanë përfunduar me kaq.. ai beson që do të vije një ditë, kur do t’i ipet mundësia të kontribuojë sadopak për zhvillimin e vendit të tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!