×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet edhe emri i të arrestuarit të dytë për plagosjen e argjendarëve në Prizren

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 13:41

    Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

    Gazeta Online Reporteri.net, ka raportuar sot më parë se njëri nga të arrestuarit është, Leotrim Latifi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.

    29 vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili qe një kohë të gjatë ishte në arrati.

    Teksa, është mësuar edhe emri i të arrestuarit të dytë, i cili është Ibrahim Qadraku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Sëiss Diamond”, dhe për grabitje në filialin e bankës “TEB” në Prishtinë. Për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014, ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

    Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.

    Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!