×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri e quajti “analfabet”, reagon sërish Hoti: Inspektor Peci në botën e çudirave

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 18:40
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci & deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Fotografi ilustruese.

    Ka vazhduar përplasja në rrjete sociale mes deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

    Pasi Peci iu drejtua Hotit me termin “analfabet”, ky i fundit tha se “inspektor Peci është në botën e çudirave”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai tha se në vend që ta kryejë punën e tij për ta zhvilluar sektorin e Bujqësisë, Peci po vazhdon të merret me ligjin kundër duhanit.

    “Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’. E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”, shkroi Hoti në Facebook.

    I njëjti e ftoi Pecin që të “punojë diçka se i shkoi mandati”.

    E, deputeti Hoti pati edhe disa kritika në ‘rolin’ e tij të ekonomistit.

    “E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO”, përfundoi Hoti. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!