×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 15:31
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci & deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Fotografi ilustruese.

    Nënkryetari dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, por që nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti.

    Në këtë rast, ai e ka marrë si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër.

    Hoti ka shkruar se 24.86 milionë euro ishin pagesat për subvencione në bujqësi gjatë qeverisë së tij.

    “Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%. Kaq për mbështetjen për bujqësi. Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!