×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci-Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 16:20
    Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, por që nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti.

    Pas kritikave të Hotit, që Peci po merret me çështje të inspektorëve e jo me ato të bujqësisë, ka reaguar Peci i cili e ka quajtur Hotin “analfabet”.

    “Hera e fundit që polemizoj me një analfabet. Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!”, ka shkruar Peci.

    “Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”.

    Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!