×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Ministri italian i Mbrojtjes pritet nga Maqedonci: Prania jonë në KFOR, vendimtare për të shmangur tensionet

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 12:38

    Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes së Italisë, po qëndron për vizitë në Kosovë.

    Ai gjatë ditës është pritur nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

    Crosetto ka thënë se prania e trupave italianë në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s (KFOR), është vendimtare për të shmangur çfarëdo tensioni të mundshëm.

    “Mbi 20 vjet angazhim italian ndaj misionit të KFOR-it për të promovuar paqen dhe stabilitetin konfirmojnë lidhjen e fortë të miqësisë midis Italisë dhe Kosovës. Prania jonë vendimtare për të zbutur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin midis palëve”, ka thënë Crosetto, bëhet e ditur në një postim të Ministrisë italiane të Mbrojtjes në X.

    Crosetto, gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë ushtarët italianë të cilët shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

    Ministri Crosetto ka vizituar Kosovën edhe në nëntorin e vitit 2022. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!