×
  • Lajme
  • Lajme / Të moshës 26 dhe 32 vjeç

    Shembet çatia në Maltë, lëndohen rëndë dy punëtorë shqiptarë

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 8:53

    Dy punëtorë shqiptarë janë lënduar rëndë pasi një çati mbi të cilën po punonin u shemb dhe ata u rrëzuan nga kati i tretë.

    Siç raportin “Times of Malta” dy shqiptarët po punonin në një pronë në ndërtim e sipër, dhe në në një moment u hodhën në çatinë e pronës ngjitur dhe kjo bëri që çatia të rrëzohet dhe punëtorët që përfunduan në katin e parë mbi rrënoja.

    Dy të të lënduarit janë të moshës 26 dhe 32 vjeçarë të cilëve i është dhënë ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.

    Më pak se një javë një tjetër shqiptar ndërroi jetë kur një çati u shemb gjatë punimeve në një pronë në Sliema. Bari Balla, baba i gjashtë fëmijëve vdiq në vend, ndërsa dhëndri i tij, i cili punonte me të, u lënduar por pa rrezik për jetën.

    Aksidenti raportohet se ka ndodhur në “Triq Sir Luigi Preziosi” në Maltë, mëngjesin e 26 prillit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!