×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestohet një person

    Plagosen dy persona në Ferizaj, policia jep detaje

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 9:13

    Mbrëmë në ora 23:30 janë plagosur dy persona në Ferizaj.

    Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka thënë se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK” .

    “Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!