×
  • Lajme
  • Lajme / Vizitë zyrtare

    Ministri italian i Mbrojtjes vjen për vizitë në Kosovë, përmend takime të rëndësishme insitucionale

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 9:50

    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, po qëndron për vizitë në Kosovë.

    Ai tashmë ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

    Për ardhjen e të parit të Mbrojtjes të Italisë, njoftoi vetë ministria mëngjesin e sotëm, duke mos dhënë shumë detaje për agjendën e tij, përpos njoftimit se Crosetto do të qëndrojë me ushtarët italianë në KFOR për të Premten e Madhe.

    Aty përmendet edhe që Crosetto do të ketë edhe takime të rëndësishme institucionale.

    “Duke u nisur për në Kosovë për të kaluar të Premten e Madhe me ushtarët tanë. U sjell atyre përshëndetjen dhe afërsinë mirënjohëse të shtetit dhe të italianëve. Mundësi e çmuar edhe për takime të rëndësishme institucionale ”, tha ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Ministri Crosetto ka vizituar Kosovën edhe në nëntorin e vitit 2022. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!