×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë dhe UNOPS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për situatën me COVID-19

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 20:03

    Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) kanë nënshkruar sot marrëveshje për implementimin e projektit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë, që buron nga Marrëveshja e financimit me bankën e Këshillit të Evropës.


    Me këtë rast, ministri Vitia dhe Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë, vlerësuan se bashkëpunimi midis MSh-së dhe partnerëve do të fuqizojë kapacitetet e Kosovës për një përgjigje sa më gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19.

    “Me këtë marrëveshje UNOPS-i do të implementojë pjesën infrastrukturore të “Zinxhirit të ftohtë” që do të shërbeje për programin e imunizimit në tërësi në Kosovë dhe që do të ndikojë në mbarëvajtjen e përgjigjes së përgjithshme ndaj COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!