×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet në lexim të parë projektligji për zyrtarët publikë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 18:13
    Kuvendi i Kosovës. Fotografi ilustruese.

    Me 61 vota për dhe një abstenim është miratuar në parim projektligji për zyrtarët publikë.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse.

    “62 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Konstatoj që kaloi projektligji për zyrtarët publik. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.

    Në shqyrtimin e këtij projektligji u tha se qëllimi kryesor i kësaj nisme ligjore është rregullimi i marrëdhënies së punës së zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për statusin e punës. /kp/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!